Detaje të reja janë mësuar nga aksioni i zhvilluar nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për kapjen e disa eksponentëve të botës së krimit.
Mësohet se hetuesit e SPAK kanë zbardhur autorët dhe porositësit e masakrës së Brasheshit, por edhe vrasjen e Klevis Kapllanit.
Masakra e Bradasheshit:
Tre ditë para ndryshimit të viteve në dhjetor të 2018-ës, 3 persona, mes tyre edhe një shtetas turk, u vranë me breshëri kallashnikovi brenda makinës tip “Range Rover”.
Dy shqiptarët e vrarë ishin Endrit Alibej 34 vjeç; Arben Dylgjeri, 56 vjeç, të dy kushërinj me njëri-tjetrin dhe Erdal Durunay, 51 vjeç.
Shqiptarët sapo ishin kthyer për të kaluar festat e fundvitit me familjarët e tyre, kur në afërsi të Kombinatit Metalurgjik një makinë u ka zënë pritë dhe i ka qëlluar pa mëshirë.
Fatmirësisht plumbat kanë kursyer makinat para ‘Range-t’ me targa rumune, ku po udhëtonin gratë e fëmijët e të vrarëve. Në 3 makinat ndodheshin 5 gra dhe 3 fëmijë.
Vrasja e Klevis Kapllanit nga Nuredin Dumani, i cili e ekzekutoi me armë zjarri në Rrogozhinë, bdodhi vetëm 200 metra larg banesës së tij.
Nuredin Dumani dhe Klevis Kapllanaj kanë qenë miq të ngushtë mes njeri-tjetrit, por pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, Dumanit i ‘shkoi’ në mendje ta eliminonte bashkëpunëtorin e tij për të mbuluar ekzekutimin në Elbasan.
Ky plan i Dumanit u përforcua më tej, kur u fut në sherr me Kapllanin për një sasi parash. Kështu që armën që deri dje e kishte drejtuar ndaj kundërshtarëve të tij, nuk ia kurseu as shokut në 2020.
Por asokohe emri i tij nuk ishte aq i njohur, madje konsiderohej thjesht si një ish-drejtues i një grupi prostitucioni.
Të akuzuar për këtë vrasje janë Talo Çela (koka e grupit), Nuredin Dumani, Klevis Alla, Altin Ndoci, Besian Xhixha dhe Enver Diva.
Sipas SPAK ndaj grupit, rëndon edhe akuza për “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentative, kundrejt Irfan Hazizit.