Nga Agron Gjekmarkaj
Menjeherë pervajshem kokat u ngriten dhe shikimet ranë mbi atë që deri dje njihej si Kosta i Gramozit dhe Lindites i cili dukej prej dylli i zënë nën vete nga orteku i lajmit.
Në llozhë ai pervijohej më shumë ornamet se njeri.
Të gjithë pyesnin a do të bëhet Kosta i Gramozit, Lindites dhe Mamices ? Ai gati është të terheqë si një lokomativë që leviz neper shinat e pushtetit mbiemrat e të tjerve si vagonë nga pas për tu shnderruar në fillin e historisë .
Kronika po investohet që ai të mbetet sepse ajo nuk i tradheton personazhet e veta në ditë të veshtirë por i braktis ata kur ikona arrogance bëhen.
Pas ndodhisë mazhoranca ra në perhumbje. Të gjithë shihnin ëndrra në atë ore të vonë të nates me karrike kryetari që u kalonte para hundes si patë e pjekur me vaj , erëza e patate.
Vezullimi në sytë e Ermos i ngjante perthyerjes së drites mbi goten e kristaltë të sapo larë. Tezes i rridhnin lot gezimi gati sa kur u shkreh në kakarisje e zali nga humori plot kripë i Dash Sules atje në mejhanë asaj pasdite i cili i perkedhelte aterisht. Antoneta Dhima mendonte ah sikur Babo asaj t’ja besonte krejt si burgun e Fierit kur qe drejtoreshë do ta bëntë atë bina mbushur me mistrecë e trazovaçë.
Gjithësa me prishi si virus deshiren që të merrja fjalen për proçedurë se nderkohë një lajm i kobshem po qarkullonte tutje-tëhu.
Po flitej se një dyzinë më ministra do i marrë kongresi me vete. Ne jemi mesuar tanimë ti shohim ashtu të qashter e plot namuz, shendet mirë e topolakë, inteligjentë sa nuk thuhet , elekuentë deri në magjepsje , të ndershem safi sa nuk besohet , të kenaqin shpirtin si shelegë tek kullosin në arat me bereqet të Shqiperisë. Nikoqiri mbajti pesë fjalime lamtumire.
Doja të pyesja nësë është marrë ndonjë masë per rahabilitimin tonë shpirtëror pas kesaj traume, si do ta perballojë Mond Spaho kaq i ndjeshem , si do e bëjë gjumin Luan Baçi që tashmë pi xanaks , po Doktor Tritanit a do i levizë tensioni e të thoja lavdi të rënëve, i perjetshëm kujtimi i tyre. Por jo surpriza nuk më la kohë.
Nderkohë kronika ka plot halle të tjera. Ajo po perpiqet te rehatojë ministrat e rinj ja për shëmbull. Tonin do ta bëjë minister të temjanit, lutjes dhe pershpirtjes . Xhemalin per çeshtje të tabanit popullor, paces, tasqebapit dhe të korrave.
Nasipin per kukurecin, ballin e kazanit dhe hoshafin. Etilden, ah Etilden do renkonte Dashi ynë i dreqit për atë dele perendie, vezire të melankolisë, marifetit e dhembjes njerzore.
Bleron per meraqet, deshirat dhe shpresat. Majkon për namuzin, marifetin dhe hajrin kombetar. Shalsin per dyzenin, qyfyret, gjumin dhe arrat. Mimi di Puccini per kujtimet, deshmitë dhe lajthitë . Gjeneral Kollçakun për psheretimat, renkimet e turfullimet. Etjenin për gjalpin, embelsirat dhe fiqtë. Lavderim Krashin për kumbullat, livadhet dhe shtojzavallet.
Xhafen për Spakun, merakun dhe qeleshet. Klodianën për tezgjahun, qilimat dhe perdet. Çuçin për mezetë, tavllen dhe vapen. Braçen për zukamat, hukamat dhe karkalecat. Dilua per vallet, sevdanë dhe ullinjtë. Ismet Beqiri per cjeprit, deshtë dhë isopolifoninë. Damua dje ndihej i rëndesishem e personazh kishte mbyllur marrëveshje me shef Oerdin. Si Danoç sillej lart e poshtë të tjeret i dukeshin miza.
Kryezëvendes Lideri Muli dje vertitej poshtë e perpjete si e re e zeze gati për të leshuar shkrepetima e rrufe ndaj kujdo që i vinte në diskutim autoritetin si Hyqymet në Parti. Shefe Albanen e bëri kurban që të degjonte mileti perreth paçka se pas çdo hakerrimi xhani i dhimbte, duhej të kuptonin se kur qorton shefen ne të të tjeret çfarë jemi-pesë me hiç?! Jorushi i Tabakeve pas asaj furie gjeti ngushëllim vetem pranë Gazit Liderit në perspektivë, i cili po priste të qaren që nuk mberriti.
Jorushi po kalitet shpirterisht. Ai i tha asaj Hyqymeti na qorton se na do. Ka halle e ska nge për sentimentalizma. Dhurata Çupi po dobësohet fizikisht nga mendimet.
Saimir Korreshi hollohet nga koka e trashet nga barku qerratai aqësa Bora u tremb dhe klithi ujku ujku. . Nallbati merzitet se distanca me Mamicen do të rritet jo vetem në largësi por edhe në lartesi. Xhela lepur vjen e ere iken, fjalet e teperta i duken fukarallek.
Desh harruam Muçon i cili nuk di të skuqet e zverdhet . Ai foli dhe për meshirë kristiane vetem vemendjen e Frrok Gjinit mori. Ndersa për Salianjë ç’të themi, ku është ai iken rehatia dhe të gjithë kruajnë kokën.
U zgjatem ca po dita dje pat derte shumë.Na e bëni kabull.
Sikur edhe një gjel Deti të vërë PS për kryetar parlamenti, ty o Gjekamark, nuk do të të vijë rradha kurrrrëëëë, të drejtosh seancë, të firmosësh ndonjë shkresë apo lëre pastaj që bytha jote të na bëhet “shkëlqesia e tijë”…..
Pirdh, pirdh se lirohesh….
Mbete katundar idiot.
P.S
Je akoma me mëndjen e Partisë së Punës, që sa më katundar të jesh, aq më i vlerësuar je në shoqëri.
Bën humor pe muti.
Asgje me shume,edhe ti gjeke,vecse nji bythe lepires ngele,te rrofshin prrallat tuaja qe shkruan sikure je i zgjuar.Ne funde edhe edhe ti me ushtaret e bindur u rradhite,para nji plaku komunist te ndyre 80 vjecare.Po te jeshe i zgjuar duhet te,te vijne turpe,pore turpi eshte per njerzit,jo per tye e tjerte si puna jote.Ta gezoni komunistin e fundit,me gjithe pislliqet e krimet e tije.