• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Prindi duhet të kërkojë llogari”, Çobani për vrasjen e 14-vjeçarit: Institucionet të mblidhen për të nxjerrë rregullore të re

by A R
21/11/2024 21:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e 14-vjeçarit në afërsi të shkollës “Fan Noli” nga bashkëmoshatari i tij ka tronditur mbarë opinionin publik. Për të folur më shumë lidhur me këtë ngjarje në një lidhje direkte me gazetarin e Klan News, Besard Jacaj ishte juristja Eni Çobani e cila shprehet se kjo është një dhimbje e madhe ku thekson se të gjithë duhet të bashkohemi me dhimbjen e familjes së viktimës.

Çobani gjatë fjalës së saj shprehet se institucionet duhet të mblidhen dhe të nxjerrin rregullore të brendshme të re. Ndër të tjera juristja përpos rolit të institucioneve ndalet edhe te familja ku theksoi se prindërit duhe të kërkojnë më shumë llogari ndaj fëmijëve dhe të komunikojnë më shumë me ta.

Eni Çobani: Është një dhimbje që sado të flasim nuk ikën kurrë. Prindërit jo ndihen të humbur, por sigurisht kërkojnë drejtësi. Ne duhet t’i bashkohemi kësaj dhimbje dhe të gjithë shqiptarët i kam parë të gjithë duke vajtuar. Kjo ndjesi që kanë ndjerë të gjithë shqiptarët ka qenë domethënia më e madhe për një dhimbje shoqërore se ku po shkon shoqëria shqiptare. Në mosha të tilla të sjellin ikjen e jetës është makabre, e papranueshme që ne të qëndrojmë të qetë se ku po shkojnë fëmijët tanë.

A duhet të jemi ne më të qetë kur fëmijën e përcjellim nga dera e shtëpisë. Është një dhimbje më besoni ndoshta që nuk arrij dot ta transmetoj, por qëndrojmë pranë asaj familje për këtë dhimbje.

Ky është një rast shumë kompleks, por unë dua të them dy tre gjëra që janë alarmante dhe duhet menjëherë që ministria përkatëse dhe institucionet të mblidhen dhe të nxjerrin rregullore të brendshme për të qenë akoma edhe më në brendësi të jetës dhe komunitetit. Pas daljes nga ky ambjent dhe shkuarja dhe deri në kthimin në banesë ka disa orare që këtu ndërhyn familja. Këtu dua të ndaj rolin e shkollës dhe të familjes. Ne sërish gishtin e vëmë te shkolla, kur do të fillojmë ta vemë gishtin tek vetja. Ne jemi rritur në këto ambjente dhe në kohë të ndryshme patjetër realiteti i sotëm nuk është i atëhershmi, por nuk kanë ndodhur të tilla ngjarje kurrë. Sot ne kemi një rrezikshmëri të madhe në një moshë kur ne nuk mund ta parashikonim që kjo moshë do të kishte këto situate në të cilat është edhe humbja e jetës. Nga vetja si prindër, pra unë sot me një fëmijë madhor jam në dijeni në çdo moment se ku ai ndodhet. Prindi në çdo kohë arrin të komunikojë me fëmijën dhe të dijë se çfarë bën. Janë disa raporte prindërimi që janë brenda çdo familje.

Kjo është ndryshimi i vetëm nga fëmijëria jonë e dikurshme janë rrjetet sociale. Ju nuk e dini se sot fëmijët e këtyre moshave dinë të përdorin këto rrjete më mirë se moshat tona. Unë nuk e dija se ekzistonin sepse ne dimë kto më klasiket. Si është e mundur që fëmijë të këtyre moshave të kenë këto hapësira. Prindi kërkon llogari. Prindi thotë më jep pak telefonin dhe bën një kontroll të telefonit. Fëmija është adoleshent dhe prindi është më i pjekur.

Ndërkohë sa i përket propozimit të Kryeministrit për mbylljen e Tik Tok dhe Snapchat juristja Eni Çobani shprehet se është për një mbyllje të pjesshme sipas edhe nivelit të moshës.

Eni Çobani: Me pjesën e dytë po. Mendoj e pjesa e dytë është më e pranueshme. Ne jemi rritur në kohë tjetër. Sot nuk mundet që fëmijës t’i thuash mos u fut në këtë rrjet social, por ama kontrolli i tyre i herëpashershëm është i domosdoshëm. Unë jam për mbyllje të pjesshme. Pra unë nuk mund të mendoj dot komunikimin e një djali tjetër të po kësaj moshe që doli po në ditën e ngjarjes dhe gëzonte faktin e humbjes së jetës së këtij djali dhe premtonte se do të vinte në Shqipëri dhe do të bënte këtë veprim. E thoshte me entuziazëm. Ne duhet t’i vemë gishtin kokës. Ky djalë a ka prindër?

/a.r

Next Post
Dënimi i vrasësit adoleshent, juristët: Mund të qëndrojë 17 vjet në burg

Dënimi i vrasësit adoleshent, juristët: Mund të qëndrojë 17 vjet në burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

September 25, 2026
Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

September 25, 2026
“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

September 25, 2026
“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

September 25, 2026
Sa naftë po kalon nëpër Hormuz? Pse të dhënat nuk përputhen me pretendimet e SHBA-së -

Irani i propozon SHBA-ve një plan 7-ditor për hapjen e ngushticës së Hormuzit

September 25, 2026
Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

September 25, 2026
Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

September 25, 2026
Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

September 25, 2026
Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

September 25, 2026
Paralajmërimi polak: Rusia mund të jetë duke përgatitur “diçka të madhe” -

Putin kërcënon Ukrainën dhe zbulon nëse do sulmojë Evropën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com