Nga Desada Metaj
Votimi për mbylljen e listave ka marë miratimin e PS dhe PD. Veç 8 deputetëve të opozitës që e kundërshtuan me votë, pjesa tjetër përkrahu pa rezerva produktin e Damian Gjiknurit dhe Oerd Bylykbashit që është ka formë përfundimtare: Lista të mbyllura!
E nëse PS dhe Edi Ramës i intereson kjo formulë, një letër dhe një laps për të mbajtur apo zëvendësuar besnikët dhe hajdutët e tij, një pyetje lind.
Për çfarë i duhen PD listat e mbyllura? Një parti prej gati 12 vitesh në opozitë dhe që është shkalafitur copash nga betejat e brendshme këto 3 vjet. Si mundet të frymëzojë dhe bashkojë rreth vetes të rinj dhe profesionistë lista e mbyllur?
Dhe nëse kjo i intereson kryetarit Berisha për të ruajtur autokracinë dhe pushtetin e tij në PD, si mundet deputetë të tillë si Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Tomorr Alizoti, Helidon Bushati dhe te tjerë të ngjashëm të votojnë pro një sistemi që garanton mandatin e katërt të Ramës?
Si mundet që për të siguruar një vend në listën e Sali Berishës të shkelin mbi çdo parim demokratik dhe qytetar e ti hapin rrugën autokracisë së Edi Ramës dhe Sali Berishës?
Ndoshta nuk do jetë e largët dita kur të njëjtët do t’i hapin rrugë ndryshimit te Kushtetutës, ndryshimeve dhe në Kodin Penal për të amnistuar zyrtarët e nenit “shpërdorim detyre”.
Ndoshta dhe të ngrohin karriget te komisioni i Fatmir Xhafës për të vënë SPAK-un e “bezdisshëm” nën kontroll. Dhe të gjitha këto do ti bëjnë në funksion të karriges së deputetit.
Dhe do ti bëjnë të bindur e kokëulur deri ditën e dorëzimit të listave në KQZ. Sepse nuk janë asgjë më shumë se pacientë të agonisë së zgjatur doktor Berishës. Dhe për të zgjatur agoninë për bashkëpunëtorët e tij ai është doktori më i mirë në Shqipëri!
Qeniet e gjalla,me emrin njeri psh tabaku,gjeka ali bytha e bushati treguan karakterin e mutit te tyre.Kta i japin kryetarit cdo gje vetem te jene deputet.Te ndyre e te neveriteshem,jashtqitja e Kombit,kta e tjerte si kta.
Pyetje e pavend….. asgje per t’u cuditur; shembull se ne politike asgje nuk perjashtohet. Gjithsesi, ata do ta marrin pergjigjen, kur te shpallen listat; edhe ne se do t’i vendose Saliu ne liste, ata do jene ne fund te listes; asnje prej tyre nuk eshte planifikuar si pasues i Saliut dhe pikerisht per kete nuk duhet t’i bejne hije kordhetarit F. Noka.