E nominuara për Oscar Sharon Stone bashkon forcat me fituesin e Emmy-t Bob Odenkirk për Universal Pictures dhe vazhdimin filmit të ri të 87 North, Askush 2.
Ylli fitues i çmimeve ripërsërit rolin e tij si familjar dhe ish-vrasës i quajtur Hutch Mansell, ndërsa Stone do të jetë aktorja kryesore e filmit.
Ekipit të filmit i bashkohet ylli, dyshja e 87North, Kelly McCormick dhe David Leitch, Marc Provissiero dhe Braden Aftergood.
Filmi i parë u xhirua me një buxhet prej 16 milionë dollarësh dhe u publikua gjatë pandemisë, duke fituar mbi 57.5 milionë dollarë në mbarë botën. Në një breshëri grushtash, plumbash dhe gomash që djegin asfaltin, protagonistit i kërkohet të shpëtojë familjen e tij nga një rival i rrezikshëm dhe të sigurojë që askush të mos e nënvlerësojë kurrë.
Sipas Hollywood Reporter, Universal ka vendosur “Askush 2” të dalë në kinema më 15 gusht 2025.