Një turist francez ka ndërruar jetë në ishullin e Sazanit.
Mësohet se fillimisht turisti 38-vjeçar u ndje keq. Atij iu dha ndihma e parë nga pjesëtarë të bordit të skafit por dhe turistë dhe qytetarë të Vlorës të ndodhur pranë.
Francezi vuante nga probleme të zemrës. Ai ndodhej në Sazan me familjen e tij, bashkëshorten dhe vajzën e vogël 6 vjeç.
38-vjeçari u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, por nuk mundi të mbijetonte. Vizion +