Nga Auron Tare
Diku 6 muaj më parë vura re se ndanë Lumit ishin bërë disa shesh pushimesh me nga një kioske Alpine ne mes. Ndalova dhe i pashë. Dukshëm ishin harxhuar fonde dhe më pëlqeu që Lugina do kishte disa pika orientuese për natyrën dhe historinë. Vjosa e meriton besoj unë, Lumi i egër në Evropë, Park, Di Caprio, shoqata që luftojnë për mbrojtje e saj. Plan Manaxhimi, Plan afat gjate, afat shkurtër, përfshirja e komuniteteve, të ndihmojmë turizmin, e duam shume Shqipërinë e plot parulla si këto qe gumëzhijnë ne rrjetet sociale.
Shesh pushimet dhe Kioskat Alpine janë bëre me merak. Fondi i Zhvillimit dhe Banka Boterore kanë vendosur logot e tyre për të na thënë neve kalimtarëve se kanë treguar seriozitet për Luginën. Tabelat informuese janë plot me koordinata dhe përpos ndonjë informacioni historik për klasën e dytë fillore nuk shikon asgjë tjetër.
E nderkohe që unë iki lart e poshtë nëpër Luginë, Kioskat Alpine buzë Vjosës mbeten te heshtura. Të mbyllura. Të braktisura. Të vetmit vizitorë që duken, jane tufat e gomerëve të fshatrave përqark që nga vapa mundohen te struken nën catitë Alpine të Info Pointeve te ndertuara me parate e Bankes Boterore.
Po sikur ato para ti jepeshin Mires ne Peshtan per Bujtinen e saj? Kepucarit Polo që të ruajë traditën? Apo vozaxhiut dhe rakibërësit Hiqmet? Apo djemve te plakut Zybo që dikur mjaltin e tyre e conin deri ne France? Po sikur nje pjesëzë e vogël e Fondit të Kioskes ti jepej berberit të ri që të hapte një biznes dhe të mos e braktiste vendin? Apo te ndihmoheshin Bletët e Eleonorës për tu bërë një mundësi e bukur për turizmin e zonës? Po sikur lekët e Kioskave të ishin perdorur për te restauruar Sarajet historike te Familjes Feudale të Këlcyrajve?
Fatkeqësisht për të gjithë këta njerëz të Luginës nuk mendon kush. Fondet janë vec për Gomerët.
Foto e mrekullueshme e dy shokëve…..
O Aron, janë fonde të tilla të quajtur grantet të vënë në dispozicion të individëve nga shteti shqiptar , sa janë krijuar një zinxhir bujtinash me shërbim agroturizmit në çdo cep të Shqipërisë. Kur qethesh tek berberi informoje nga afër atë , që ai të bëjë kërkesën dhe kështu sa herë shkon në Vjosë bëju si misionar i asaj që jep qeveria, jo si në këtë rast ku nëpërmjet mllefin tënd personal i minimizon ato.
Si mundesh paratë tja u japësh individëve pa patur ata një vizion për punën që kryejnë?
Ti a do pranoje të të afrojnë një pjatë me mish falas nëse e quan veten vegjetarian? Natyrisht jo?
Sa ngjakan…..
Vëllezër
me një nëne
e një baba.
Lum nona që
I ka…