Pse pra plazhet tona janë bosh?
Pse plazhet tona që lënë pas Maldivet janë zbrazur këto ditë sikur të jetë kthyer Covidi? Janë çmimet? Shërbimet? Me pak pushues nga Kosova apo komploti i shërbimeve të huaja që kanë nisur një fushatë dezinformimi në shkallë të gjerë siç u tha sot në Parlament?
1. Çmimet
Imagjinoni, nëse mundeni në këto ditë të nxehta një plazh në Jug të vendit, që ka një tarifë ditore kaq të lartë sa të duket sikur nuk ke shkuar për pushime, por po merr pjesë në ankand. Çmimet kanë fluturuar kaq lart a thua se rëra është importuar nga hëna, rrezet e diellit duhen paguar si rrezet lazer në spital, ndërsa hija e çadrave është kaq e çmuar sa ja vlen të marrësh një kredi konsumatore!
2. Shërbimet
Pasi e marrë një (mikro)kredi për të përballuar çadrën e plazhit, përgatituni për shërbimin. Por nëse te mungon durimi më mirë mos u nis për pushime! Restorantet e plazheve janë të njohura për shpejtësinë e tyre të jashtëzakonshme – dreka mund të mbërrijë vetëm pak para se të ngrysë dielli.
3. Eksodi i patriotëve
Ndërkohë, pushuesit nga Kosova, deri dje të quajtur turistë patriotë, sot kanë zbuluar plazhe që janë jo vetëm më të lira, por edhe me shërbim më të mirë. Greqia, Mali i Zi, Turqia i mikpresin me krahë hapur, duke lënë Jugun tonë po aq të vetmuar sa ekipin anglez pas humbjes së Europianit.
4. Sabotim
Sikur të mos mjaftonin çmimet e larta dhe shërbimi i dobët, tani jemi para një komploti. Sipas disa deputetëve, plazhet e braktisura nuk janë për shkak të çmimeve dhe shërbimeve, por jemi para një fushatë malinje nga shërbimet e huaja inteligjente. Është e qartë se misioni i fundit i KGB-së, Asfalise, SIM dhe BIA është që askush të mos shijojë rrezet e diellit në Dhermi apo një hije çadre në Jalë!
Një deputet i shumicës sot, me zellin e një detektivi në një film horror, i kërkoi SPAK të hetojë këtë akt të pashembullt sabotazhi me të cilin po përballet vendi. A po përhapin agjentë të huaj dezinformata për të dekurajuar turistët? A ka një komplot të fshehtë për të minuar mikpritjen tonë tradicionale? Si ka mundësi që turistët të habiten me çmimet e mallrave në supermarkete që janë më të shtrenjta se në vendet e BE-se? Si ka mundësi që leku të jetë më i fortë se euro, paundi dhe franga zvicerane?
Para kësaj pyetje Kreu i SPAK, ngriu në podiumin e Kuvendit ndoshta duke pyetur veten: si ka mundësi na ka shpëtuar kjo aferë kaq e madhe konspiracioni? Në këtë rast, duket se edhe Sherlock Holms do të mbetej pa tekst.
5. Epilogu:
Pse pra plazhet tona janë bosh? Derisa ta zgjidhim këtë mister, plazhet e Jugut do të mbeten një testament i marrëzisë dhe mentalitetit KÇK (kap çfarë të kapësh) në turizëm dhe propagandës së 10 milionë turistëve që po magjepsen me Shqipërinë.
O gollobordasi Lutfi Dervishi, shtetas bullgar, ju pyes :
Sa lekë nën dorë të jep Sali Ramë Berisha ?
Sa lekë nën dorë të jep Ilir Rexhep Metaj ?
Pse je kaq faqezi, cmirzi, edepsëz dhe njeri i pafytyrë ?
Si spiegohet që vetëm keq e me shumë mllef shkruan kundër Shqipërisë , Shqipëtarëve, si dhe kundër qeverisë së Edi Ramës ?
Të jetë punë parimesh ? – Nuk je i besueshëm.
Thjeshtë dhe shkurt, Je njeri pa karkter.
Je mut burrë.