Fenomeni spanjoll i Euro 2024, Lamine Yamal është në qendër të vëmendjes në gjithë botën. Talenti i tij e ka bërë që të admirohet masivisht.
Jeta private e 17-vjeçarit nuk ka mbetur pa u përfshirë në media. Prej disa ditësh ai përflitet se është në lidhje dashurie me dashurën e tij të përfolur, Alex Padilla.
Por pas fitores së mbrëmjes së djeshme ai ka konfirmuar tërthorazi romancën duke festuar e madje duke bërë edhe foto me të dashurën e tij.
Gjatë festimeve të titullit, në rrjetet sociale u shfaqën foto të të dashurës së Lamine Yamal, Alex Padilla.
Padilla ka veshur fanellën e kombëtares spanjolle me nr.19 të Lamines teksa ka pozuar për foto me superyllin adoleshent, i cili u vlerësua si lojtari i ri i turneut në Gjermani.
/a.r