Fredi Beleri ka folur nga Rinasi, pasi u lirua nga qelia në orët e para të mëngjesit të sotëm, për të udhëtuar drejt Strasburgut ku do të betohet si eurodeputet në Parlamentin Europian.
Politikani, i cili është dënuar me dy vite burg nga Apeli i GJKKO-së për blerje votash, u shpreh se fillimisht do të udhëtojë drejt Athinës.
Më pas shtoi se ditën e nesërme në Strasburg do të ketë vendime të rëndësishme dhe se do t’i rikthehet normalitetit.
“Po iki drejt Athinës. Nesër do të jem në Strasburg”, tha Fredi Beleri nga Rinasi.
“Nesër ka votime dhe vendime të rëndësishme. Këtej e tutje besoj se do t’i kthehem normalitetit”, përfundoi ai.
/a.r