Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka deklaruar se “Tre Luanëve” do t’u duhet të prodhojnë performancën “perfekte” për t’u bërë mbretër të Evropës për herë të parë në histori.
Anglia do të përballen me Spanjën në finalen e Euro 2024 të dielën më 14 korrik me shansin për t’u bërë kampione e Europës.
“Tre Luanët” nuk kanë fituar asnjë trofe që triumfi i Kupës së Botës në vitin 1966. Lojtarët e Southgate kanë shansin t’i japin fund pritjes së gjatë dhe të fitojnë trofeun e Euro 2024.
“Spanja është me të drejtë favorite, për atë që kanë bërë këtë turne. Ata kanë qenë ekipi më i mirë. Ata janë një skuadër e mirë. Taktikisht ne duhet të jemi perfektë. Do të duhet të gjejmë gjithçka që kemi brenda ekipit. Por, ne jemi atje – dhe nuk ka dyshim se netët e mëdha që shumë nga ky grup kanë qenë së bashku dhe ky grup i ri janë formuar aq mirë dhe kanë mësuar kaq shumë nga këto gjashtë ndeshje”, është shprehur Southgate.
Southgate e di se si ai, ashtu edhe Anglia tani kanë përvojë të madhe në ndeshje të mëdha, përfshirë arritjen në finalen e fundit të Kampionatit Europian të vitin 2021, për të mos përmendur mbështetjen besnike të mijëra tifozëve që shkojnë në Berlin të dielën.
“Ne kemi lojtarë që kanë luajtur shumë ndeshje të mëdha, kështu që ata do të dinë se çfarë kërkohet gjatë ndeshjes. Mendoj se të gjitha këto ndeshje të mëdha ne i shohim ndryshe tani. Ju nuk e dini, për mua si trajner, derisa të keni drejtuar një finale evropiane, sepse ka shumë gjëra që janë të ndryshme. Nuk mund të mos mësoni nga këto përvoja. Jam i kënaqur nga tifozët. Kur i kemi tifozët me vete, siç janë tani, energjia që sjell është shumë e madhe”, tha më tej Southgate.
Ndërkohë Southgate ka nderuar numrin 2 të tij Steve Holland – duke pranuar se nuk do të kishte pasur të gjithë suksesin e tij pa ndihmën e tij si krahu i djathtë.
/a.r