Një 29 vjeçar është arrestuar në Pukë, në fshatin Gojan i vogël, pasi ka kultivuar 183 bimë kanabisi, të cilat u asgjësuan nga policia.
‘Nga kontrollet intensive të territorit, gjenden në fshatin Gojan i Vogël dhe asgjësohen, 183 bimë cannabisi.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i kultivimit të këtyre bimëve narkotike.
Në vijim të megaoperacionit kombëtar policor, të koduar “Territor i pastër”, u evidentua dhe u godit një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Gojan i Vogël, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjetën dhe asgjësuan 183 bimë cannabisi.
Si rezultat i hetimeve dhe i veprimeve profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, shtetasi N. N., 29 vjeç, banues në fshatin Gojan i Vogël.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.’, njofton policia./m.j