Tirana dhe disa qytete të vendit si Durrësi, Kukësi, Vlora, Elbasani, Saranda dhe Korça kanë mbetur pa energji elektrike prej disa minutash.
Klan News ka mësuar se ndërprerja e energjisë elektrike ka ardhur si pasojë e një defekti në linjat e tensionit të lartë.
Ndërkohë, mediat rajonale raportojnë se ndërprerje të energjisë elektrike ka edhe në disa shtete në Ballkan, në Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë dhe Kroaci.
Ndërprerja e energjisë elektrike vjen në një nga ditët më të nxehta të vitit, ku temperatura pritet të arrijë në 42 gradë Celsius.
NJOFTIMI ZYRTAR:
Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit.
Nga kqyrja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ektreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.
OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve.