Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi është shprehur se opozita duhet të futet në garë me lista të hapura 100%, përndryshe tha ai, është e humbur gara përballë Edi Ramës.
I ftuar në Top Talk, Murrizi tha se vula nuk është fitore, pasi ishte gjë e vjedhur dhe tashmë secili duhet të provohet me votë. Murrizi tha se s’mund të bëhen pazare me deputetët e Bashës.
“E shoh si kthimi i një gjëje tek pronarët. Është historiku, logoja, simboli, kontributi i demokratëve.Jo pak grupe janë larguar nga trungu i PD, deri te Murrizi i fundit që u shpall armik nga ky grupi i përbashkët që dje edhe qeshnin dhe qanin në gjykatë. Unë mora 4 mijë e 700 vota, aq më lanë.
I vetmi grup që iku si hajdut me gjithë vulë, ishte ky grupi i fundit. Gjykata riktheu sendin e vjedhur. Unë nuk gëzoj sepse misioni i kësaj opozitë është përmbysje e qeverisë. Nuk besoj që opozita bëhet me kushte, ai që e ndjen veten opozitar i ka pasur duart e pastra. PD nuk ka vuajtur nga dyert e hapura, por nga dyert e shqyera të 2005.
Qeverisja më e mirë ishte 2005-2009. Ndodhi ajo që ndodhi, iku ky e tradhtoi shkoi në alenacën e qelbësirave, solli Ramën në pushtet.
Ai pushtet me shejtanër me lulër dhe çdo lloj njeriu të pistë që ka vjedhur, 2005-2009 kjo e bën të besueshme opozitësn? Berisha hapja e dyerve vjen nga vota.
Nëse tha do kem të shenjtë votën, në momentin që partia ka zgjedhje, besoj se është koha për Kuvend të ri.
Le të provohet secili me votë, duhet të kalojë përmes votës. Unë njoh për te zgjedhur në PD, Sali Berishën, njoh Palokën, Flamurin Boçin dhe Bylykbashin, të tjerët mos i përmend se i bën reklamë.
Pazaret na janë shitur si të suksesshme, duhet të shpjegoj për ëndërrimtarët e listave. Falë kurajës të këtij burri nuk ka më lista 100% të mbyllura, do të jetë vrastare nëse do futet edhe me listë 1/3 të mbyllur. PD e ka jetike të zbatojë Kushtetutën, duhet të rikthejmë garën mes vetes, kush trembet nga vota, është jashtëqitje politike. Lulzim Basha, nuk mund të ketë kushte i humburi”-u shpreh Murrizi.
/a.r
Vula ishte gje e falur dhe jo e vjedhur.Vetem ne ate vend kerkohet dhurata.Ke qen dhe depusht-et.