Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pas kërkesës së SPAK ka vendosur të konfiskojë pasuritë e një prej emrave më të lakuar të krimit shqiptar Denis Matoshi, i njohur ndryshe me emrin Eldi Dizdari.
Në arsyetimin e saj për këtë vendim, Apeli shkruan se Eldi Dizdari rezulton të jetë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike, përmes një organizate kriminale.
Kështu, Apeli la në fuqi vendimin e shkallës së parë i cili vendosi të konfiskojë dhe të kalojë në llogaritë e shtetit pronat:
Pasuria e llojit “Njësi”, e ndodhur në Zona Kadastrale nr.8160, Rruga “Bajram Curri”, Tiranë, me sip. totale 198.1m2, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi;
Pasuria e llojit “Garazh”, e ndodhur në Zona Kadastrale nr.8160, Rruga “Bajram Curri”, Tiranë, me sip. totale 14.3m2, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi;
Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe 5269 m2, Zona Kadastrale nr.8160, rruga “Dervish Hima”, Tiranë, pjesa takuese 2163/30000, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi, pasuri që është në bashkëpronësi.
Të drejtën e shtetasit Denis Matoshi, për të përfituar vlerën e shpronësimit nga Komisioni i Posaçëm për Shpronësim për shpronësimin në pasurinë me nr. 6/380, Zona Kadastrale nr.8160, rruga “Dervish Hima”, si bashkëpronar në këtë pasuri në pjesë takuese 120005/1680000, me vlerë paraprake të shpronësimit 8.180.125.82 lekë.
Shuma e parave prej 40 000 (dyzetë mijë) Euro, ndodhur në llogarinë bankare të noterit;
Pasuria e ndodhur në Zona Kadastrale nr.8310, Rruga “Gjergj Legisi”, Tiranë, e llojit “Apartament” me sip. totale 65.32m2, në pronësi të shtetasit B.Sh.
/a.r