Ish-Kryeministri, ish-Presidenti dhe ish-Kryetari i Kuvendit Ilir Meta është takuar me ish-liderin e opozitës Kemal Kılıçdaroğlu gjatë një vizite në Ankara.
“Kënaqësi të takoja në Ankara një mik të shkëlqyer të Shqipërisë dhe timin, z.Kemal Kılıçdaroğlu, ish-liderin e Partisë Popullore Republikane (CHP), opozitës kryesore në Turqi. Gjithmonë i kthjellët dhe i paepur në përpjekjet për një Turqi demokratike dhe europiane”, shkroi Meta në Facebook.
Kılıçdaroğlu, i cili kandidoi vitin e kaluar edhe për t’u bërë president i Turqisë, duke humbur përballë Recep Tayyip Erdoğan, gjithashtu postoi foto nga takimi.
“Na vizitoi miku im i dashur Ilir Meta, ish-Presidenti i Shqipërisë dhe Presidenti i Partisë së Lirisë. Patëm një diskutim produktiv për marrëdhëniet vëllazërore mes dy vendeve”, shkroi Kılıçdaroğlu.
Kemal Kılıçdaroğlu ka drejtuar Partinë Popullore Republikane nga viti 2010 deri në vitin 2023.
Ai ka qenë deputet në Parlamentin turk nga viti 2022 deri vitin e kaluar, ku mori pjesë në garën presidenciale dhe humbi thellë.
JavaNews/a.r