Kryeministri Edi Rama nuk pranoi të komentonte zgjedhjen e Fredi Belerit si deputeti i Parlamentit Evropian.
Nga Prishtina, ku ai mbajti një konferencë me kryetarin e Komunës së Prishtines, Përparim Rama, kreu i qeverisë shqiptare tha se “nuk kam asnjë koment”.
Pyetje: Si e komentoni zgjedhjen e Fredi Belerit eurodeptuet?
Edi Rama: Nuk kam asnjë koment për këtë, jam në Prishtinë.
Ndërkohë Rama më tej tha se “Për fat të keq politika e jashtme është bërë politikë e brendshme, një tendencë që thellon më shumë, që mund të sjellë më shumë vota këtu po i bën më shumë dëm Kosovës jashtë”./m.j