Anticikloni subtropikal tashmë po ndikon Europën juglindore duke sjellë temperatura të larta në vendin tonë.
E Hënë 10 Qershor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare , mjegull në bregdet. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 15–20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 15/34°C
– Zonat e ulëta 17/37°C
– Zonat bregdetare 19/33°C
Kosova për dt. 10 Qershor 2024 do të ketë vranësira dhe kthjellime. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 18°C –21°C në mëngjes deri në 30°C –31°C gradë Celsius në mesditë.
E Martë 11 Qershor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 16/32°C
– Zonat e ulëta 18/35°C
– Zonat bregdetare 20/32°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari