Një punonjës policie është në mesin e personave të arrestuar pas urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK për goditjen e grupit që trafikonte emigrantë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku bëri të ditur se polici i arrestuar është i nivelit zbatues.
26 persona janë arrestuar deri tani në total, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.
“Nga 31 shtetas, është bërë mundur ekzekutimi për 26 shtetas, për 4 shtetas të tjerë u bë shpallja në kërkim. Në mesin e tyre, u arrestua edhe një punonjës policie, i nvelit zbatues. Për 4 të tjerë u ekzekutua masa arrest shtëpie. Janë arrestuar edhe 5 shtetas të tjerë. Në Spanjë u arrestuan 35 shtetas. Në Shqipëri u anagzhuan 500 forca policie. U sekuestruan 7 automjete, 1 laborator për falsifikimin e dokumentave, 10 pasaporta italiane, greke, armë gjahu, 15 kompjutera, sasi lëndësh narkotike, 47 aparatë celularë dhe bizhuteri. 120 kontrata blerje pronash dhe automjetesh. Subjektet kryesore kryenin aktivitete të falsifikimit, kryesisht të dokumenteve të BE”, tha Rrumbullaku.
Në lidhje me vrasjen e recepsionistit në një hotel në Dhërmi, drejtori i Policisë së Shtetit theksoi se “kemi dokumentuar me prova ligjore dhe shkencore gjithçka që ka të bëjë me mekanizmin e atij krimi të rëndë”.
/a.r