Nga Spartak Ngjela
Një shoqëri që nuk hedh dot poshtë drejtuesit që e urrejnë pasi e kanë vjedhur, është e destinuar të humbasë identitetin e vet. Kjo po na ndodh edhe ne shqiptarëve. Janë abuzuesit e mëdhenj që kanë bllokuar zhvillimin me pasionin e tyre që iu vjen nga ligësia.
Shqiptarët pa reforma nuk pranohen dot në Bashkimin Europian. Po nuk u anëtarësuan në këtë Bashkim nuk dalin dot në mirëqenie, punë dhe prosperitet; dhe mund të shpërbëhen. Por, ata që kanë vjedhur shqiptarët sepse menduan se “deti ishte bere kos” dhe lugë kishin vetëm ata, tani bllokojnë Reformën në Drejtësi me pretekste dhe kushte fëminore, dhe me dëshirën e destabilizimit të Shqipërisë.
Reforma është kushti politik perëndimor i të ardhmes së shqiptarëve, por edhe rreziku i abuzuesëve.
Sot, si pasojë, është përplasur : burgu i pushtetarëve abuzues, me të ardhmen e shqiptarëve.
Por, kush do të fitojë?
Nëse amerikanët dhe europiano-perëndimorët do vijojnë në këtë drejtim presionesh, gjithçka do shkoje deri ne fund.
A mund ta destabilizojnë Shqipërinë Berisha më Metën, dy abuzuesit me të dukshëm dhe me të rrezikuar nga ndëshkim?
Ata po i luajnë të gjithë gurët, sidomos Berisha me hordhitë e tij të zhytura dikur në korrupsion shtetëror; me ca tullacë e me ca injorante; me kobure e me të gjitha mjetet provokatore.
Por Saliun nuk po e mbështet kryeministri serb Vuçiç në këtë hall te madh që ka, sepse ky është nën influencën e politikës gjermane. Destabilizimi serb ka qenë konstant në 100 vjet në Shqipëri.
Ka humbur Saliu, sepse edhe shqiptarët ndihen të lodhur një pjesë me të, dhe plot me urrejtje pjesa tjetër.
Nuk e sjell dot vitin 97 Saliu në Shqipëri, sepse nuk është në pushtet.
Po çdo të ndodhë?
Qeveria nuk ka parà. Domosdoshmërisht socialistët do të mbështesin reformën ametikano-europiane në Shqipëri.
Saliu ka vënë në drejtimin e partisë së tij një kukull, por kukulla e di qe nuk ka para dhe kurrë nuk mund ta drejtojë Shqipërinë nëse nuk pranon reformën.
Shumë deputetë të Partisë Demokratike nuk do mund te mendojnë që të prishen me politikën amerikane dhe vetë Perëndimin për të mbrojtur gjënë e vjedhur të Berishës dhe taborit të tij.
Atëherë?
Po të vijojë presioni amerikan, dhe që do vijojë, sigurisht që të gjithë këta që përmenda do ta lënë Saliun vetëm në shtëpinë e tij me sokellimat e tij dhe me dy- tre injorantë të komprometuar prej tij, njëlloj si Hitleri në bunkerin e tij.
The End.
Ky do të jetë fundi i abuzuesëve, dhe ere e re demokratike në Shqipëri. Tjetër rrugë nuk mund të ketë.
Dhe shqiptarët, të lodhur padrejtësisht, po presin flakjen tejë të të gjithë abuzuesëve të tyre, të trembur ndërkohë dhe të mbledhur tok në bunkerin e Saliut.
Sot ose neser mendoj se fillon gjithçka që pritet të ndodhë pozitivisht në Shqipëri.