Në ditën e 148 të arrestit shtëpiak, Sali Berisha ka hall se qeveria po shton artificialisht numrin e shqiptarëve.
Ai e akuzoi Ramën se po shtyn publikimin e rezultateve të censit të popullsisë dhe banesave me qëllim fryrjen e shifrave.
Teksa e etiketoi si “armik të egër”, Berisha tha se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar të regjistrohen si pjesë e popullsisë edhe personat që kanë humbur jetën.
Këto akuza vijnë pas dashurisë së madhe të Sali Berishës me Greqinë dhe kandidmit të përbashkët të Fredi Belerit.
Deri më sot vetëm Athina dhe Sali Berisha janë ankuar për censusin.
Ja cfarë tha dje ai:
“Miqtë e mi, Edi Rama shtyu përsëri publikimin e regjistrimit të përgjithshëm të popullatës. Ky Çubrilloviç i shqiptarëve ka 6 muaj që regjistron si të gjallë, të vdekurit tanë. Ka 6 muaj që shndërron regjistrimin e popullsisë në regjistrat e Çiçikovit, një personazh i Nikolai Gogolit. Ka 6 muaj që përpiqet të fshehë krimin më makabër të kryer në histori ndaj kësaj toke, zhbërjen, shpopullimin e 1.1 milion shqiptarëve në qeverisjen e tij 10-vjeçare. Miqtë e mi, nuk ka akt tradhtie më të lartë se kjo.. Nuk ka ndëshkim mbi tokë që nuk meriton Edi Rama për këtë”, tha Berisha.
/a.r