Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me iniciale Xh.D., nga fshati Dubravë i Ferizajt, i cili gjendet në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Fillimisht i pandehuri e josh të dëmtuarën përmes rrjetit social ‘Facebook’ që të takohen, ku e dëmtuara i bindet të pandehurit dhe i njëjti e hip në veturë dhe duke e parë dhe qenë i vetëdijshëm për gjendjen e saj psikike, me të njëjtën veturë e dërgon të dëmtuarën në motel në Ferizaj dhe gjatë kësaj kohe e detyron të dëmtuarën që të kryejë akt seksual disa herë dhe ndaj saj ushtron edhe dhunë fizike, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe në fund, i pandehuri me të njëjtën veturë që kishte marr të dëmtuarën e dërgon në të njëjtin vend ku e kishte marr dhe e lë në rrugë, me çka ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale ‘Dhunimi’ nga neni 227 paragrafi 4 nën paragrafi 4.2 dhe 4.7 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë, shkruajnë mediat e Kosovës.