Bujar Hoxha, ish-oficer i Shërbimit Sekret Shtetëror i ftuar në emisionin “InsideStory” ka rrëfyer për ngjarjet e 2 prillit 1991. Ai ka zbuluar detajet e planit për terror.
Nga rrëfimi i ish-oficerit te Shërbimit Sekret Shtetëror çdo ditë dukej sikur prodhohej një skenar se si të ngjallej frikë dhe terror tek populli. E tillë ishte edhe një ngjarje që mund të kishte shkaktuar shumë viktima por që fatmirësisht u ndalua në kohë.
Ish-oficeri i Shërbimit Sekret Shtetëror u shpreh se në pranverën e vitit 1991 nisën protestat e minatorëve në minerën e qymyrit në Valias. Gjatë kësaj kohë u vu re që një sasi dinamiti ishte zhdukur nga magazina e minierës.
“Kujtoj që kam raportuar një moment të parë në një ngjarje që ka ndodhur në minierën e Valiasit ku vodhën shumë dinamit dhe lënë plasëse dhe qëllimi ishte të hidheshin nëpër stacionet e autobusëve duke krijuar masakra në radhët e civilëve.
Ai u shpreh se mëngjesi i 2 prillit 1991 në Shkodër është një nga më të dhimbshmit. U vranë katër djem dhe u plagosën rreth 58 të tjerë në atë shesh që sot mban emrin “2 Prilli”.
Gjithë këtë informacion Sigurimi i Shtetit në Tiranë ja kaloi Shkodrës dhe Ministrisë së Brendëshme. Këta të fundit caktuan një grup dhe një makinë që të shkonte për të mbajtur situatën nën kontroll në Shkodër. Mirëpo si për çudi makina u prish në Lezhë.
“Grupi agjenturor që erdhi nga Jugosllavia është strehuar në një shtëpi të një personi që Sigurimi i Shtetit e njihte me pseudonimin “Arapi” që ishte agjent i shërbimit Jugosllav. Para se të ndodhte ngjarja kemi kapur Pjetër Abnorin bashkë me shoferin e tij me një pushkë në makinë dhe filluam procedimin.
Për të bërë këtë lloj organizimi nga Tirana është nisur me porosi s’po them nga kush, Azem Hajdari. Dhe e fundit pushka që ka vrarë Arben Brocin, është vrarë nga një ndërtesë 2 katëshe, nga një pushkë që predha e saj nuk ishte pjesë e armatimit as të policisë dhe as të ushtrisë, por nuk u hetua seriozisht’ u shpreh Bujar Hoxha, ish-oficer i Shërbimit Sekret Shtetëror.
/a.r