Gjykata Penale Ndërkombëtare kërkon urdhra-arresti për Kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu dhe liderin e Hamasit Yahya Sinwar.
Arrestimi i tyre kërkohet për akuzën e krimeve të luftës dhe krime kundër njerëzimit lidhur me sulmet e 7 Tetorit 2023 në Izrael dhe luftën që pasoi me agresionin ushtarak të Izraelit.
Lajmi është bërë i ditur ekskluzivisht nga CNN.
Urdhër-arresti është kërkuar gjithashtu për ministrin izraelit të Mbrojtjes dhe dy liderë të tjerë të lartë të Hamasit, Mohammed Diab Ibrahim al-Masri dhe Ismail Haniyeh.
Kërkesat për urdhër-arreste janë bërë nga kryeprokurori i gjykatës, Karim Khan. Kërkesa do të duhet të shqyrtohet nga një panel gjyqtarësh të cilët do të marrin dhe vendim.
Kjo është hera e parë që vihen në shënjestër politikanë izraelitë, një vend aleat i ngushtë i SHBA-së.
/a.r