Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka publikuar një mesazh ngushëllimi për presidentin iranian Ibrahim Reisi, i cili humbi jetën në një rrëzim helikopteri. Në mesazhin e tij Erdogan shpreh mbështetjen për Iranin.
“Si Turqi, ne do të qëndrojmë pranë fqinjit tonë, Iranit në këto kohë të vështira dhe të trishtuara, siç kemi bërë shumë herë” tha Erdogan.
Mesazhi i plotë i Erdogan
Lus Zotin për mëshirën e kolegut tim të dashur, vëllait tim dhe Presidentit të Republikës Islamike të Iranit, z. Ibrahim Reisi, i cili fatkeqësisht mësuam se ka ndërruar jetë në një aksident me helikopter.
I uroj mëshirën e Zotit ministrit të Jashtëm iranian dhe njerëzve të tjerë që humbën jetën në të njëjtin helikopter me shefin e ndjerë.
I shpreh ngushëllimet më të thella popullit dhe qeverisë mike dhe vëllazërore iraniane, veçanërisht liderit fetar të Republikës Islamike të Iranit, z. Ali Khamenei, dhe familjeve të Presidentit të tij të nderuar dhe njerëzve të tjerë të ndjerë.
Si një koleg i cili personalisht dëshmoi përpjekjet e tij për paqen e popullit iranian dhe rajonit tonë gjatë kohës së tij në detyrë, e kujtoj zotin Kryetar me respekt dhe mirënjohje.
Si Turqi, ne do të qëndrojmë pranë fqinjit tonë Iran në këto kohë të vështira dhe të trishtueshme, siç kemi bërë shumë herë.
/a.r