40 ekipe të reagimit të shpejtë janë angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit në vendin ku ndodhi rrëzimi i helikopterit në të cilin ndodhej presidenti iranian Ibrahim Raisi.
Këtë e ka bërë të ditur kreu i Gjysmëhënës së Kuqe iraniane, Hossein Kolivand, sipas të cilit kushtet e motit janë penguese, por “po bëjmë të gjitha përpjekjet për të kryer veprimet e nevojshme”.
Ministri i Brendshëm i Iranit, Ahmad Vahidi, tha më herët se skuadra të ndryshme shpëtimi janë ende në kërkim të helikopterit.
Duke folur për televizionin shtetëror iranian, Vahidi thotë se do të duhet “kohë për të arritur në vendndodhjen” e vendit të përplasjes për shkak të “kushteve të këqija të motit dhe mjegullës në zonë”.