Rritja e të prekurve diabetikë ka sjellë shtim të problemeve me shikimin. Kirurgu okulist në QSUT, Ermal Simaku thotë se gjatë një ditë kryhen mbi 100 vizita dhe 1/3 e tyre kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.
Ermal Simaku, kirurg okulist: Numri i vizitave ka ardhur në rritje pasi edhe i të sëmurëve diabetikë po vjen në rritje. Rreth 30 ndërhyrje kirurgjikale në ditë mesatarisht dhe vizita mbi 100.
Shumë pacientë kanë nevojë për ekzaminim me tomografinë e kompjuterizuar të syrit, që kap në kohë anomalitë më të imta në trashësinë e retinës. Shërbim i cili ofrohej vetëm në sistemin privat, por tashmë do të përfitohet falas për pacientët.
“Është një ekzaminim bazë në ekzaminimin e sëmundjeve të retinës. Shumica që e përdorin janë të sëmurë diabetikë dhe ka qenë mungesë shumë e rëndësishme e QSUT dhe shumë pacientë detyroheshin të shkonin në privat për këtë ekzaminim. Bën një prerje shtresore të ndryshme të retinës, kryesisht pjesës qendrore të pamjes që është përgjegjëse për pamjen. Për ndjekjen e vazhdueshme për dëmtimet që pacienti ka sidomos tek pacientët e sëmurë diabetikë që shkojnë drejt verbimit nëse nuk bëjnë trajtimet e duhura”.
“Pacientët që kanë nevojë për këtë shërbim shkojnë tek mjeku i familjes, mjeku i familjes i orienton tek okulisti i rrethit apo qytetit ku janë dhe pastaj referohen në QSUT”.
Në rastin kur një pacient ka një ndjekje kronike të problemeve të shikimit, diagnostikimi përmes skanerit të syrit kryhet jashtë sistemit referues me datat e përcaktuara.
/a.r