Tiranë\Qendra e masazheve ‘fole’ prostitucioni, pranga menaxheres dhe 5 të tjerëve

Zbulohet një qendër masazhesh në Tiranë që shërbente dhe si ‘fole’ prostitucioni. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra menaxherja e qendrës së masazheve 28-vjeçares me inicialet M. H.

“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Flower”. Kishte përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, shpallet në kërkim 29-vjeçari. Vihet në pranga menaxherja e qendrës së masazheve, procedohen penalisht 5 shtetas të tjerë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Flower”.

Si rezultat i tij:
▪️u arrestua në flagrancë shtetasja M. H., 28 vjeçe, menaxhere në një qendër masazhesh;

▪️u proceduan në gjendje të lirë shtetaset E. H., 26 vjeçe, E. C., 35 vjeçe, K. O., 26 vjeçe, B. K., 25 vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve, dhe shtetasi L. Q., 49 vjeç, banues në Tiranë;

Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se, shtetasi M. Xh., administronte një qendër masazhesh, në Unazën e Re, me menaxhere shtetasen M. H., dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, sqaron policia. SOT

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com