Tre projektligjet e diskutuara këtë seancë plenare në Kuvend janë ratifikuar.
Lidhja e marrëveshjes mes Bashkisë së Tiranës dhe bankës gjermane KfW për transformimin e transportit publik në kryeqytet në parim u miratua me 77 vota pro, 10 kundër dhe asnjë abstenim.
Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KFW Frankfurt am Main (KfW), për financimin e projektit “Transporti i gjelbër i Tiranës”” në tërësi mori 77 pro, 9 kundër dhe asnjë ambstenim.
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin “Qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat”” u miratua me vota 93 pro dhe asnjë kundër.
Ndërsa projektligji “Për ratifikimin e Konventës Lubjanë – Hagë për Bashkëpunimin Ndërkombëtar për Hetimin dhe Ndjekjen Penale të Krimit të Gjenocidit, Krimeve kundër Njerëzimit, Krimeve të Luftës dhe Krimeve të Tjera Ndërkombëtare” kaloi me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim./m.j