Presidenti bullgar, Rumen Radev sot deklaroi se së shpejti do të bëhet e qartë nëse presdienti i ri dhe partia që fitoi me dallim të dukshëm në zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të punojnë për perspektivën evropiane të vendit apo do të shkojnë në drejtim tjetër.
Radev deklartat i bëri pasi, së bashku me nënpresidenten bullgare, Ilijana Jotova vendosën lule para përmendores së ushtarit të panjohur me rastin e 9 majit.
“Shumë shpejtë do të bëhet e ditur nëse ai vend dëshiron të shkojë drejt Evropës. Qëndrimi im lidhur me Republikën e Maqedonisë së Veriut çdoherë ka qenë i hapur dhe konzistent, siç ishte me presidentët Gjorge Ivanov dhe Stevo Pendarovski, ashtu do të jetë edhe me Gordana Siljanovska Davkovën”, deklaroi Radev.
Presidenti bullgar tha se çdoherë e ka mbështetur integrimin evropian të RMV-së, “por me respektim të parimeve të fqinjësisë së mirë dhe posaçërisht kriteret të Kopenhagës për anëtarësim”.
Sipas tij, kjo do të thotë “ndryshim i Kushtetutës dhe respektim të të drejtave të bullgarëve maqedonas.
/a.r