Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pas më shumë se shtatë orësh ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
““Falenderoj kolegët e SPAK, një institucion që unë nuk kisha pas të bëja më parë. Pas këtij takimi më ka krijuar bindjen që është bërë një investim persë mbari në Shqipëri. Isha me dy kolegë hetues, profesionistë dhe unë them që ne duhet ti forcojmë institucionet.
Isha këtu si bashkëpunëtor. Patëm një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve. Sigurisht që u thanë edhe disa detaje të tjera. Kolegët hetues më kërkuan që disa detaje të mos bëhen publike për gazetarët për shkak të sekretit hetimor. Armiqtë e mi ndihen më të lehtësuar”, deklaroi Veliaj!
Në dalje tha për gazetarët se kishte shkuar në cilësinë e bashkëpunëtorit dhe kishte dhënë të gjitha shpjegimet e duhura.
“Pak këtij takimi SPAK ma ka rritur bindjen se është bërë një investim për së mbari. Isha me dy kolegë hetues profesionistë. E vetmja gjë që mund të bëjmë është ti forcojmë institucionet mos ti përgojojmë mos të bëjmë rolin e tyre e prokurorë e gjyqtarë por të bashkëpunojmë, ishtë këtu si bashkëpunëtor, kisha kohë që kisha kërkuar një takim.
Patëm një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve, të gjithë shpjegimet e nevojshme. U thanë dhe disa detaje të tjera. Të dy kolegët hetues më kërkuan që për ccështje të hetimit dhe të sekretit hetimor duke qenë se bashkia ka dërguar dhe disa detaje të tjera, më kërkuan që të mos i ndaj me gazetarët disa detaje.
Ndihem mirë që sot unë dhe ata që më duan ndihen të lehtësuar. Besoj se armiqtë e mi ndihen më të lehtësuar. Se unë besoj që një njeri duhet vlerësuar dhe nga armiqtë që bën. Çdo koment tjetër do tua jap pasi të mbaroj mbledhjen e këshillit bashkiak” u tha Veliaj gazetarëve që po prisnin para prokurorisë së Posaçme’, tha mes te tjerave Veliaj pas daljes nga SPAK dhe ngulkmimit te gazetareve./m.j