Rey Manaj ka shënuar golin e 22-të sezonal dhe të 18-in në Superligën e Turqisë. Sivasspor fitoi 1-0 kundër Konyasporit të Cikalleshit dhe Et’hemit, duke bërë që Manaj të jetë jetik në ekipin e tij. Sulmuesi i Kombëtares gjeti golin në minutën e 86-të, duke treguar se minutat e fundit janë të preferuara për të që të shënojë.
Ka qenë pikërisht Manaj, si shpeshherë në këtë sezon, ai që ka zgjidhur situatën për skuadrën e tij. Në minutën e 85-të, sulmuesi tentoi të shënonte me një goditje dënimi që u kthye nga muri mbrojtës. Manaj mori përsëri sferën dhe nga jashtë zonës lëshoi një gjuajtje të pakapshme për portierin kundërshtar, duke i dhënë avantazhin 1-0 skuadrës së tij, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund.
🇹🇷 Goal: Rey Manaj | Sivasspor 1-0 Konyasporpic.twitter.com/vwgTtfdNyX
— FootColic ⚽️ (@FootColic) April 27, 2024