Nga Namir Lapardhaja
Kjo ironia e sotme e Ilir Metës me 7×7=42, më kujton përmbytjen e Urës Vajgurore në vitin 2018.
Në atë kohë, doli lumi dhe i mori përpara të gjitha, të mbjellat, fushat, shtëpitë, balta u fut dhe notonte në dhomat e gjumit të banorëve. Gjithçka u përmbyt.
Siç e donte zakoni, Edi Rama u shfaq në fshatrat e përmbytur dhe një ndër banorët, tek shtëpia e të cilit kuzhina dhe dhoma e gjumit notonin në ujë, balta kishte arrit deri në tavan dhe gjithçka kishte dalë jashtë përdorimit, bëri të njëjtën batutë të Ilir Metës: “Hë, si tha ai në Parlament? 7×7=42!”
Edhe Ilir Meta sot vetëm se me dallimin që shtëpia e atij banori pas një farë kohe u pastrua nga uji dhe nga balta dhe me vështirësi, por iu rikthye normalitetit, ndërsa kjo përmbytje në “Shtëpinë e Lirisë”, kjo hata dhe ky qamet, kjo çmendje dhe kjo çmeritje, kjo marrje malesh dhe kjo nëmitje, kjo marrëzi dhe kjo babëzi, kjo frikë dhe kjo paudhësi, është e pashpresë, është e paudhë, është e pa shteg, është e parrugëdalje, është një përpjekje e kot drejt askundit, është një tunel në fund të së cilit e vetmja dritë që shfaqet janë prangat e Altin Dumanit dhe Sotir Kllapit.
Ekselent me këtë sentencë therëse ndaj ATIJË që ishte lart tek retë, dhe si ZEUSI, shikonte njerëzinë, nga lart, duke i u dukur të gjithë miza dheu.
Ke bërë një mbyllje brilante……..” është e pa shteg, është e parrugëdalje, është një përpjekje e kot drejt askundit, është një tunel në fund të së cilit e vetmja dritë që shfaqet janë prangat e Altin Dumanit dhe Sotir Kllapit”………..si e vetmja birë, nga mund të kalojë tufa e minjve që ndjen erën e tymit, për zjarrin që vjen nga pas.
Pëeshëndes i nderuar.