Përplasja e Metës me SPAK-un dhe Altin Dumanin ka qenë kryefjala politike këto javë. Në ‘Frontline’ analistët Leonard Olli dhe Milaim Zeka komentuan këtë realitet në politikë.
Sipas Ollit, kreu i PL-së gjithmonë ka përdorur një gjuhë të ashpërsuar sa herë ka patur një siklet në karrierën e tij politike.
‘Ka një problem që Frojdi thotë nuk ka njerëz normal, shkalla e anormalitetit duhet diskutuar. Është qasje poltike. Le të mos harrojnë Metën në drejtimin e presidencës. Sa herë ka qenë në momente siklete në karrierë politike gjuha është ashpërsuar.
Përgjithësisht shmang konceptin e orakullit. Unë shikoj një njeri që pas një momenti të caktuar pas presidencës mbylli LSI dhe hapi PL. Kemi një problem të madh me çështjen e kultit të individ dhe nepotizmin. Kush ishte ndryshimi, hoqëm LSI dhe vumë PL me të njëjtët persona’, tha Olli.
Nga ana tjetër, Olli shton se politikanët e vjetër kanë dështuar pasi kanë lënë pasardhës me anë të të cilëve kërkonin të ndërtonin një trashëgimi politike.
‘Në momentin që ti i imponon sot drejtues politik. Nëse flasim për vrasjen e karrierave, nuk besoj se kemi dështimin e një klase politike të re politike për të lindur, ne kemi dështimin e vetë këtyre të cilët emëruan pasardhësit e tyre dhe nuk dolën në pritshmëritë e tyre . E dimë si shkoi me zotin Basha. Edhe me zotin Rama në 2005 u dha një porosi që do votojmë këtë. Duhet të ndërrojmë totalisht mentalitetet që ndërtojnë një shoqëri’, shtoi Olli.
Milaim Zeka shprehet se as Berisha dhe as Meta nuk mundet të luftojnë kundër Amerikës, ndërsa ky i fundit duhet të ishte në burg vetëm për atë video përgjimin e publikuar nga Dritan Prifti.
‘E kam informacionin që arrestimet e mëdhaja bëhen fundjavave. Më vjen keq për 2 njerëz. Që Sali Berishës nuk i doli një këshilltar që t’i thoshte në fillim që puna jote më e mira është të presësh ngritjen e akt akuzës nga SPAK dhe të përballet sipas ligjit. Të dalësh në arrest shtëpiak majë ballkonit i jep kredibilitet zotit Rama. Në rradhë të parë nuk ka askënd, ka vetëm 200 veta që ç’mallen me njëri-tjetrin. Kadareja në 1993 më ka thënë diçka në Suedi, Amerika tha është superfuqi edhe kur gabon nuk gabon.
Nuk mundet Meta dhe Berisha të fitojnë luftën ndaj Amerikës. Po të isha Dumani, Ilir Meta do e kisha çu në burg vetëm me atë videon që e nxorri Dritan Prifti. Vetëm me marrë deklaratën që tha në parlament nuk jap dorëheqjen për Shkëlzenin. I shpëtoi llafi, tha unë edhe nga burgu do e shkatërroj këtë’, tha Zeka.
/a.r