Në pikën kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër, një aksident i ka marrë jetën një 47 vjeçari, pasi është shtypur nga një trajler, i cili po drejtohej nga një malazez.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Grudë, teksa shtetasi malazez me inicieale E.R, 44 vjeç, ka shtypur me trajlerin e tij shtetasin shqiptar G.S, i cili po lëvizte në segmentin rrugor në fjalë me një karrocë me kalë.
Mësohet se banuesi i fshatit Demiraj në Malësinë e Madhe, ka ndërruar jetë në spital.
Ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi malazez u shoqërua në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe. Grup hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.