Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para të mëngjesit të sotëm në shtëpinë e “BBVIP”.
Romeo u shpreh se konkurrenti ua ul vlerën vajzave brenda shtëpisë dhe për këtë ai duhet të ketë turp, duke nënkuptuar Erjola Doçin.
“Langaraq. Ik tregoji shqiptarëve se si shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- tha Juli për historinë e banorit të “BBV” me Meriton Mjekiqin, miqësia e dy djemve u prish brenda shtëpisë.
Pjesë nga debati:
Romeo: Nuk merresh dot me mua o lojtari
Juli: Ti je shumë djalë i keq
Romeo: Unë djalë i keq? Ti je burrë pisë
Juli: Ke dy muaj që merresh me femra
Romeo: Kush merret me femra? Të vijë zor, ti han në kurriz të femrave
Juli: Ik tani
Romeo: Si s’të vjen zor. Ia ul vlerën gocave, tup të kesh
Juli: Langaraq! Ik tregoji shqiptarëve se si shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër (Për Meriton Mjekiqin)
Romeo: Ti që nxit gjakmarrjen, aq i ulët je
Graciano: Stop, stop. Keni respekt, nuk jam mirë njerëzit. Boll pra!