Vonesat në sistemin gjyqësor nuk janë vetëm shkak i vakancave të krijuara nga vettingu, por edhe rezultat i papërgjegjshmërisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.
I këtij mendimi është Fatmir Xhafaj, i cili 8 vite nga miratimi i reformës në drejtësi, të cilën edhe e udhëhoqi, nuk kursen kritikat ndaj gjyqtarëve. Si shembull merr zvarritjen e çështjes së “PD-së.”
“Ne flasim për një numër të madh çështjesh, për “back log” të jashtëzakonshëm. Është e vërtetë se një pjesë është krijuar nga vakancat për shkak të vettingut, por është po aq e vërtetë se po të kishte një analizë, do të dilte se një pjesë e kësaj situate, krijohet për shkak të zvarritjes së tyre në hetim e gjykim. Ashtu siç ndodh në rastin e PD-së. Prej muajsh të tërë, vite të tera zgjaten çështje që janë sensitive, që janë të paarsyeshme. Nuk ka të bëj me vakancat, ka të bëj me përgjegjshmërinë.”
“SPAK me gjithë problematikat po perfomon shumë mirë dhe meriton shumë vlerësim në disa aspekte. E kam thënë edhe në vitet e mëparshme, strukturat përkatëse këtu në kuvend duhet të reformojë të gjithë punën e saj. Nuk ka pse struktura e monitorimit të mbështete te raport.”
Kjo pjesë e raportimeve sidomos e institucioneve të drejtësisë do të duhet parë me seriozitetin maksima. Së pari të krijohet komoditeti maksimal ndaj institucioneve të drejtësisë teksa vijën të raportojnë të mos gjenden në një agresion te befasishëm.
Në Komisionin e Ligjeve janë 18 institucione të pavarura që do të raportojnë në muajt në vijim, rast me të cilin edhe kryetarja Klotilda Bushka kërkoi ndryshim të mënyrës së raportimit./m.j