Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se çështja e kompensimit të dëmeve të luftës të shkaktuara nga Serbia do të diskutohet në bisedimet e Brukselit.
Mustafa tha se në bisedimet e Vjenës janë bërë vlerësime në mënyrë të detajuar në lidhje me plaçkitjen e pensioneve dhe kursimeve bankare, transmeton kp . Por, sipas tij nuk ka të dhëna të sakta në lidhje me dëmet e tjera të luftës.
Ai tha se në procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, nga pala kosovare është paralajmëruar edhe çështja e kompensimit të dëmeve të luftës.