Artisti i njohur, tenori Gjergj Sulioti ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare. Gjergji Sulioti u lind në Korçë në 29 gusht 1950 në një familje me tradita në kulturën muzikore.
“Të trishtë për ndarjen nga jeta e tenorit Gjergj Suljoti! I lindur në një familje intelektualësh dhe muzikantësh korçarë, Suljoti vazhdoi rrugën e muzikës, duke u diplomuar në Institutin e Lartë të Arteve. Më 1978 u emërua solist në TKOB.
Por në karrierën e tij operistike ai ka luajtur personazhet më të rëndësishëm të historisë sonë, si roli i Trimorit nga opera “Goca e Kaçanikut e vitit 1979 dhe roli i Mujit nga opera ‘’Vjosa’’ e Tish Daisë, e vitit 1980, që i shkonin aq mire natyres se tij. Ne 1982, mori pjesë në operën ‘’Skenderbeu’’, në të cilën interpretoi rolin e Lekë Dukagjinit.
Për ne, dhe miqtë e bashkëpunëtorët e tij në TKOB, ai mbeti përherë “Loni” nga opereta “Karnavalet e Korçës” një rol që Gjergji i dha maksimumin, për ta krhyer në një personazh të dashur për publikun.
Lamtumirë Gjergj Suljoti, ngushëllime familjes dhe miqve!”-thuhet në reagimin e ndjerë të TOKB.
/f.s