Studiuesi Irakli Koçollari i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për jetën e Ali Pashës. Studiuesi flet edhe për jetën dashurore të pashait dhe fëmijët e tij.
“Ali Pasha kishte tre gra. Martesën e parë e kishte me vajzën e pashait të Beratit, Kurt Pashës, me të cilën lindi dy djem, Myftarin dhe Veliun, që të dy u bënë pashallarë në zona të ndryshme. Vdiq gruaja e tij e parë, qëndroi rreth gjashtë vjet pa martuar.
Një ditë shkoi në një operacion policor në një fshat afër Konispolit sepse kishte marrë informacion që derdheshin dhe falsifikoheshin monedha. Ai i merr këta njerëzit që falsifikonin, i nxjerr në mes të turmës dhe nga ajo turmë shkëputet një vajzë e vogël, 14 vjeçe, Vasiliqia. Ajo u befasua, hipnotizua, nga Ali Pasha dhe i tha hapur: “Qenke shumë i bukur. Unë të dua!” Ai u habit.
Kjo ishte dashuri me shikim të parë për të dy. Babai i saj ishte mes falsifikatorëve. Vasiliqia ishte gruaja e fundit dhe dashuria e tij e madhe. Ali Oasha ka pasur dhe një grua të haremit, ishte gjeorgjianë që jetonte në Tepelenë. Me atë kishte një djalë, Sali Pashën.”, tregon studiuesi ndër të tjera./m.j