Gazetarja Anila Hoxha ka përmendur rastin e dy deputetëve shqiptarë që u denoncuan nga gratë e tyre për dhunë.
Ajo citoi gjyqtarin Adriatik Boxhi të cilin e kishte ftuar në Podcast, ku i tregoi se çfarë i thanë deputetët kur u përballen me të.
Anila Hoxha: Gjyqtari Adriatik Boxhi që merret me urdhrat e mbrojtjes më tregoi në Podcast në Top Albania se “më kanë ardhur dy deputetë”.
“Më ka ardhur në sallën e gjykatës gruaja që kishte denoncuar dhunuesin dhe ai erdhi pa pikën e turpit erdhi më tha unë jam deputet i parlamentit.
Anila Hoxha: Ai po përpiqej të përdorte si pasaportë këtë pozitën e tij, pra unë jam dikushi. Gjyqëtari deklaroi dhe vazhdoi më tej arsyetimin “çfarëdo që të jesh këtu nuk ke imunitet, ke kryer dhunë në familje”.
Kjo është një fatkeqësi shumë e madhe. Ajo që vërej unë në pjesën më të madhe në gjykatat civile, në 80% të rasteve gratë për shkak të presionit ekonomik, pastaj të presionit të opinionit familjar etj, ato tërhiqen.