Bashkia e Tiranës ka vendosur të përdorë Ndërmarrjen e Ujësjellës- Kanalizimeve si agjent tatimor për vjeljen e jo një, por tri taksave e tarifave vendore. Ndonëse faturën e kripur e kanë marrë tashmë të gjithë, biznese e familjarë, risinë e bëri me dije një ditë më parë kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me USAID-in për modernizimin e UKT-së.
Sipas tij, në kushtet e trashëgimit të 60 milionë eurove borxhe nga administrata e kaluar, kjo është e vetmja mënyrë për të shëndoshur financat. “Bashkia e Tiranës nuk mund të jetë një dyqan pa inventar.
Duke shkrirë në një faturë të vetme të gjitha detyrimet e Bashkisë, kemi mundësi që të kontabilizojmë më mirë të ardhurat e Bashkisë së Tiranës, si dhe të shëndoshim financat, të cilat pastaj përkthehen në punë publike”.
FATURA
Për të shëndoshur financat e saj, nga muaji paraardhës, Bashkia e Tiranës ka vendosur që faturës së ujit t’i shtojë tri taksa e tarifa vendore, të cilat nuk janë të reja, thjesht bashkia paraardhëse nuk i mblidhte. Por sa e rëndojnë një banor apo biznes taksa për pronën, e pastrimit dhe infrastrukturës arsimore bashkë me ujin që harxhon çdo muaj?
Ndërsa dy të fundit janë fikse, përkatësisht, 5 mijë dhe 1800 lekë në vit, taksa për pronën përllogaritet në varësi në zonës, llojit të ndërtesës dhe sipërfaqes që zë. Të tria ndahen dhe paguhen në 12 këste mujore.
Tarifa e pastrimit është rrumbullakosur në vlerën e 420 lekëve në muaj, ndërsa taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore, që zëvendësoi atë të gjelbërimit, është 150 lekë në muaj. Ndërsa taksa e pronës për një banesë normale pas ‘93-shit varion mesatarisht nga 100 në 150 lekë për muaj. Bazuar mbi këtë llogari, minimalisht, çdo kryefamiljar, duke nisur nga ky muaj duhet të paguajë 700 lekë më shumë.
Mor po kerkoi ndjese publikisht ky pushti i vogel komunist per fallsifikimin e firmes tek fleta e gjobes se Bashkise ne dem te PD-se?