Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj në një lidhje për “Open” në News 24, theksoi se mungesa e kryeministrit Albin Kurtit në këtë samit është e papërgjegjshme.
“Kosova është një vend nën sanksione të BE. Nën masa prej qershorit të vitit të kaluar dhe z.Kurti duhet të kishte mundësi të thoshte të kundërtën meqë ishte edhe komisioneri për zgjerim. Është i një rëndësie të veçantë që Kurti mund të parashtronte kërkesa konkrete financiare nga paketa 6 miliardë eurosh dhe mund të parashtronte kërkesën për statusin e kandidatit.
Unë mendoj se zonja Osmani mund ta përfaqësojë z.Kurti nëse ai ka pasur një agjentë serioze në Irlandë, por me sa pashë ai ka mbajtur vetëm një ligjëratë në një universitet në Belfast. Ai mund të mos ketë raporte të mira me kryeministrin Rama, kjo është çështje e tij. Marrëdhëniet personale nuk guxon të shndërrohen në politikë shtetërore. Mungesa e tij në bindjen time të plotë është një sjellje e papërgjegjshme”, tha ai.
/a.r