Ernest Muçi është padiskutim një nga blerjet më të mira që ka bërë Besiktas këtë sezon. I kanë mjaftuar vetëm pak ndeshje që Muçi të kthehet menjëherë në idhullin e tifozerisë së Besiktas.
Ernest Muçi sot ka arritur të shënojë edhe golin e tij të parë në kampionatin turk, duke realizuar me një goditje potente nga jashtë zone.
E djathta e Muçit e ka bërë të parëndësishme hedhjen e portierit të Istanbulspor.
Trajneri i Besiktas, Fernando Santos ka mjaft besim te djaloshi kuqezi , teksa ka preferuar ta aktivizojë titullarë që në sfidat e para.
Sulmuesi u transferua në merkaton e dimrit nga ekipi i Legias së Varshavë, i cili i kushtoi arkave të klubit turk 10 milionë euro, sakaq 1 milion euro fitoi edhe klubi i Tiranës, për shkak të zotërimit të 10% të kartonit të Muçit.
Muçi’nin golüüüüü.
İşte bu be harikasın sen pic.twitter.com/o9CSlCM1zr— Beşiktaş'ın Neferi (@Besiktas_Neferi) February 25, 2024