Gentian Mino, 39-vjeçari shqiptar, i cili akuzohet për vrasjen e partneres së tij rumune do të dalë sot para Gjykatës në Heraklion.
Krimi që tronditi zonën e Kaminisë ndodhi herët në mëngjesin e së premtes kur 39-vjeçari, pasi kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli, filloi të debatonte fort me 29-vjeçaren.
Më herët ai ka pretenduar se nuk ka pasur qëllim ta vrasë partneren 29-vjeçare dhe se ishin duke luajtur me armën.
Telefonata në EKAV
Pas aktit të tij, ai ka telefonuar EKAB-in duke thënë se çfarë ka ndodhur dhe ka kërkuar që menjëherë të shkojë në shtëpi një ambulancë.
EKAB ka njoftuar drejtpërdrejt policinë e cila ka shkuar në vendngjarje.
Sapo ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në shtëpi kanë konstatuar se gruaja tashmë kishte dhënë frymën e fundit, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe mjeku ligjor.
Ai nuk i rezistoi autoriteteve
Policia e mbërritur në shtëpi ka parë 29-vjeçaren të shtrirë e pajetë në tokë dhe mbi të 39-vjeçarin.
Sipas informacioneve të cretapost, 39-vjeçari nuk ka bërë asnjë rezistencë përpara policisë, por është dorëzuar teksa ka rrëfyer aktin e tij.
Ai është arrestuar dhe dërguar në komisariatin e Heraklion.
Grindje të shpeshta në çift
Sherret e çiftit duket se kanë qenë të shpeshta, sipas banorëve të zonës.
Nuk dihen ende arsyet pse ata janë përleshur, ashtu siç autoritetet ende nuk e dinë se për çfarë nisi debate me fundin tragjik.
Sipas informacioneve të cretapost, 39-vjeçari ishte i njohur për autoritetet për trazira të ndryshme në grup, por asnjëherë nuk ishte denoncuar për dhunë në familje.
/a.r