Shtjella ciklonike po zhvendoset drejt europës, detit Egje, duke ia lenë vendin presionit të lartë atmosferik në Europën Perendimore ku presim stabilitet të motin në ditët në vijim.
E Martë, 13 Shkurt 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje shiu me dhe bore të izoluara në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 2/10°C
– Zonat e ulëta 6/16°C
– Zonat bregdetare 8/16°C
Kosovë
Kosova për dt. 13 Shkurt 2024 do të ketë vranësira reshje shiu dhe bore të pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 4°C –5°C në mëngjes deri në 8°C – 12°C gradë Celsius në mesditë.
E Mërkurë, 14 Shkurt 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime , mjegull dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 8 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4-5 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore -2/11°C
– Zonat e ulëta 2/16°C
– Zonat bregdetare 6/17°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari