Kryezëdhënësi mediatik i Sali Berishës, Alfred Lela, e pranon se për Sali Berishën, nuk ka më të ardhme me amerikanët.
Por ai barazon me Berishën edhe Ramën me Bashën, që sipas tij, nuk kanë më mbështetje amerikane.
Sipas kryezëdhënësit Lela, amerikanët tashmë po shohin nga Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani, duke përjashtuar këtu edhe Gazment Bardhin, aleatin e Berishës.
“Tashmë amerikanët në Tiranë kanë tre non grata. Berishën që e shpallën vetë. Ramën që u vetëshpall pas përfshirjes në aferën McGonigal. Bashën, që u rezultoi politikisht imbecil, kur nuk mundi që ‘dhuratën amerikane’ të dizajnimit të Berishës ta kthente në aksion politik.
Në këto kushte, amerikanët janë duke kërkuar partner politikë në Shqipëri. A do të mund ta gjejnë te Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani”, pyet kryezëdhënësi Lela.
TemA