Astrologia Meri Shehu, është revoltuar me gazetaren Ilnisa Agolli në “Big Brother VIP”, pas deklaratave të kësaj të fundit për nominimin, ku është vetë ajo si edhe Gazi me Merin.
Gjatë një bisede me Gazin, Meri është shprehur se Ilnisën e kishe quajtur shoqe, ndërsa ajo sipas Merit, do ta largojë nga shtëpia.
“Do që të më eliminojë mua, se më shikon si lojtare të fortë”, tha Meri.
Ndërsa Gazi ka treguar se Ilnisa është shprehur se ai ose Meri mund të dalin, ndërsa veten nuk e ka përfshirë edhe pse është në treshen e të nominuarve.
“Ajo më tha dhe mua diçka për ty, më tha që unë nuk do t’ja fal asaj Vesës që po e heq Merin. Po pse e thotë këtë ajo, se ti mund të mos dalësh, sikur ajo është e sigurt”, tha Gazi.
Pjesë nga biseda:
Gazi: Ajo bën lojë, me të gjithë zihet dhe të tjerët faktorë dhe me ty nuk zihet dhe nuk te faktorizon.
Meri: Jo nuk më faktorizon, por unë se kam problem. Me mendjen time kur të cilësoj shoqe unë të mbroj.
Gazi: Mbrojta këtu nuk është të kam shoqe, është duke bërë sikur po të sulmon se ti je shumë e fortë, duke të bërë kështu oçi-oçi, do të thotë që ik!
Meri: Ik mbaro punë…
Gazi: Këtë ki parasysh. Ti je njeriu më i drejtë këtu, se kur të them ndonjë gjë unë ti mi merr për keq. Ajo ta ka lujt lojën dhe më parë.
Meri: Çdo njeri merr atë që meriton.
Gazi: Ajo më tha dhe mua diçka për ty, më tha që unë nuk do t’ja fal asaj Vesës që po e heq Merin. Po pse e thotë këtë ajo, se ti mund të mos dalësh, sikur ajo është e sigurt.
Meri: Edhe ajo është përfshirë në nominim, po mendon se ajo është kryesorja. Mendon që meqë ata opinionistët thanë që ti je më e mira aty…
Gazi: Ata thanë që edhe shumë shpejt mund të ikin nga loja.
Meri: Unë me Ilnisësn jam deklaruar si shoqe dhe kam mbajtur ketë pozicion, nuk kam mbajt pozicion si lojtare. Se si lojtare bëhem shumë lehtë.
Gazi: Unë s’kam bërë sherre me të prej vetes time, por për të tjerët. Ajo e ka bërë me qëllim dhe të viktimizohet.
Meri: Si ajo qante njëlloj për mua dhe për ty. Pse tha po më heqin gazin, këtu doli që unë nuk isha aq me vlerë për të. Sepse do që të më eliminojë mua, se më shikon si lojtare të fortë. Ajo mendon që po e mbaj mirë më këta të dy, dhe unë jam e mirë më të dy./m.j