Shqipëria prej kohësh është përballur me sulme kibernetike, ndërsa përgjegjësinë e ka marrë hakerat “Homeland Justice”. Një ditë më parë INSTAT ra pre e sulmit, por institucioni me një reagim publik tha se hakerat nuk kanë arritur dot të marrin të dhënat e Censit për regjistrimin e popullsisë.
Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në ABC News, tha se pista me ë besueshme është ajo që sulmet kanë si burim Iranin. Sipas tij, kjo vjen si kundërpërgjigje për shkak se Shqipëria mban në kampin e Manzës grupin e muxhahedinëve.
“Një pistë e besueshme është Irani, e njohur tashmë për shkak të kampit të Manzëz ku ne kemi futur opozitën iraniane. Shqipëria ndodhet në një udhëkryq interesash. Bota është bërë një fshat i vogël dhe sa i përket teknologjisë, ajo është e kapshme nga çdo cep i mundshëm”, theksoi analisti Skënder Minxhozi.
Gjatë intervistës, Minxhozi analizoi situatën në Partinë Demokratike dhe përplasjen mes tre fraksioneve, të cilat në vend të bashkimit dhe ecjes, kanë zgjedhur rrugën e sulmit dhe kritikave për njëra tjetrën.
Ai thotë se PD nuk mund të bashkohet pa tejkaluar burimin e konfliktit, që janë Basha dhe Berisha.
“As ata që kanë 400 mijë vota as ata që kanë stemën, nuk do jenë të prirur për të hapur rrugët që aty të vijë një i tretë. Nëse kjo PD kërkon bashkim dhe jo një ndarje, që do ishte një fund për ta, ky bashkim vjen duke kaluar binomin dhe origjinën e krizës. Dihet shkuar në shtatorin e 2021, dhe të tejkalohet kjo krizë. Detyra e Bardhit dhe dyshen Berisha dhe Basha nëse kanë vullnet për të gjetur zgjidhje, do jetë shumë e vështirë. Amerikanët kanë folur hapur me Bardhin, por mbetet të shihet si do sillet në Tiranë. Pas kthimit nga SHBA ai dhe te tjeret s’mund te jene me ne mengjes me Berishen dhe ne darke me Ameriken dhe SPAK-un. Kjo dyfaqesi eshte e pamundur te shtyhet me tej ne syte e shqiptareve”, tha ai.
Ai shtoi se grupimi i deputetëve që janë rreth Bardhit, duhet të gjejë një zgjidhje, e cila duhet të kalojë dy ekstremet konfliktuale, krahun e Berishës dhe Bashës. Sipas tij, kjo do të ishte një zgjidhje afatgjatë për PD, pasi çdo skenar tjetër, do ta thellonte më tej lëngatën e PD.
“Ai ka shumëçka në dorë në këtë situatë fluide. Ka ardhur koha që Bardhi dhe të tjerët si protagonistë, të asaj që quhet zona e mesit në PD, kanë detyrën e vështirë, por të domosdoshmes dhe urgjente që të gjejnë një zgjidhje përtej dy grupimeve nëse do duhet të kishte një zgjidhje afatgjatë dhe çdo gjë tjetër do ta çonte lëngatën e PD më tej”, theksoi ai.
“Kriza ne PD ka si burim diten kur amerikanet shpallen non grata Berishen. Nese nuk zgjidhet dilema SHBA-Berisha, kjo parti kot qe merret me negociata ribashkimi. Duhet zgjidhur shkaku i çarjes qe te mbyllet vete çarja”, tha ai.