• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Minxhozi: Pas kthimit nga Amerika Bardhi s’mund të jetë më në mëngjes me Doktorin e në darkë me Dumanin

by Java News
02/02/2024 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria prej kohësh është përballur me sulme kibernetike, ndërsa përgjegjësinë e ka marrë hakerat “Homeland Justice”. Një ditë më parë INSTAT ra pre e sulmit, por institucioni me një reagim publik tha se hakerat nuk kanë arritur dot të marrin të dhënat e Censit për regjistrimin e popullsisë.

Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në ABC News, tha se pista me ë besueshme është ajo që sulmet kanë si burim Iranin. Sipas tij, kjo vjen si kundërpërgjigje për shkak se Shqipëria mban në kampin e Manzës grupin e muxhahedinëve.

“Një pistë e besueshme është Irani, e njohur tashmë për shkak të kampit të Manzëz ku ne kemi futur  opozitën iraniane. Shqipëria ndodhet në një udhëkryq interesash. Bota është bërë një fshat i vogël dhe sa i përket teknologjisë, ajo është e kapshme nga çdo cep i mundshëm”, theksoi analisti Skënder Minxhozi.

Gjatë intervistës, Minxhozi analizoi situatën në Partinë Demokratike dhe përplasjen mes tre fraksioneve, të cilat në vend të bashkimit dhe ecjes, kanë zgjedhur rrugën e sulmit dhe kritikave për njëra tjetrën.

Ai thotë se PD nuk mund të bashkohet pa tejkaluar burimin e konfliktit, që janë Basha dhe Berisha.

“As ata që kanë 400 mijë vota as ata që kanë stemën, nuk do jenë të prirur për të hapur rrugët që aty të vijë një i tretë. Nëse kjo PD kërkon bashkim dhe jo një ndarje, që do ishte një fund për ta, ky bashkim vjen duke kaluar binomin dhe origjinën e krizës. Dihet shkuar në shtatorin e 2021, dhe të tejkalohet kjo krizë. Detyra e Bardhit dhe dyshen Berisha dhe Basha nëse kanë vullnet për të gjetur zgjidhje, do jetë shumë e vështirë. Amerikanët kanë folur  hapur me Bardhin, por mbetet të shihet si do sillet në Tiranë. Pas kthimit nga SHBA ai dhe te tjeret s’mund te jene me ne mengjes me Berishen dhe ne darke me Ameriken dhe SPAK-un. Kjo dyfaqesi eshte e pamundur te shtyhet me tej ne syte e  shqiptareve”,  tha ai.

Ai shtoi se grupimi i deputetëve që janë rreth Bardhit, duhet të gjejë një zgjidhje, e cila duhet të kalojë dy ekstremet konfliktuale, krahun e Berishës dhe Bashës. Sipas tij, kjo do të ishte një zgjidhje afatgjatë për PD, pasi çdo skenar tjetër, do ta thellonte më tej lëngatën e PD.

“Ai ka shumëçka në dorë në këtë situatë fluide. Ka ardhur koha që Bardhi dhe të tjerët si protagonistë, të asaj që quhet zona e mesit në PD, kanë detyrën e vështirë, por të domosdoshmes dhe urgjente që të gjejnë një zgjidhje përtej dy grupimeve nëse do duhet të kishte një zgjidhje afatgjatë dhe çdo gjë tjetër do ta çonte lëngatën e PD më tej”, theksoi ai.

“Kriza ne PD ka si burim diten kur amerikanet shpallen non grata Berishen. Nese nuk zgjidhet dilema SHBA-Berisha, kjo parti kot qe merret me negociata ribashkimi. Duhet zgjidhur shkaku i çarjes qe te mbyllet vete çarja”, tha ai.

Next Post
“Sanksioni i parë, Albini ‘non grata’…”/ Spahiu: Çdo lider shqiptar që ka dalë kundër SHBA, historia e ka cilësuar tradhtar

'Me referendum'/ Spahiu: Reformën s’mund ta bëjnë shkatërruesit e zgjedhjeve...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com